
Një vajzë 20-vjeçare ka shkuar në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca, pasditen e 26 prillit, për të denoncuar një rast ngacmimi. Ajo ka shprehur se ndërsa ndodhej pranë stacionit të metrosë C “Due Leoni”, një djalë i panjohur i ishte afruar dhe pasi e kishte sulmuar nga pas, e kishte prekur në pjesët intime.
Djali i panjohur më pas ishte larguar me vrap, falë reagimit të vajzës që bërtiti për të kërkuar ndihmë. Ajo tregoi gjithashtu përpara karabinierëve se e kishte njohur në agresorin e saj të njëjtin person që, mbrëmjen përpara se të bënte denoncimin, e kishte ndjekur pranë të njëjtit stacion të metrosë C, duke kryer akte të turpshme para saj.
Viktima e këtij rasti arriti të jepte edhe një përshkrim të makinës që dyshohej të ishte përdorur nga agresori. Mkina më pas u gjet e parkuar dhe e mbyllur me çelës në rrugën Partanna, pranë kryqëzimit me rrugën Valledolmo. Kur i dyshuari u kthye për të marrë makinën, policia bëri të mundur kapjen e tij në vend. Hetimet e mëvonshme zbuluan prova të rënda ndaj 24-vjeçarit me origjinë shqiptare, duke e lidhur atë edhe me një episod të dytë të dhunës seksuale.
Çfarë do kërkojë Kremlini? Vuçiç po shkon në Rusi, zbardhen detaje!
E rëndë/ Polici sulmohet fizikisht nga disa persona në Kukës, detaje nga ngjarja!
Përfshihet nga flakët një autobus në Sarandë!
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngjarja daton më 4 prill dhe viktimë ishte një vajzë romane 23-vjeçare, e sulmuar në mënyrë të ngjashme me rastin e mëparshëm.
