Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia bën me dije se i ndaluari është shtetasi E.G. 34 vjeç banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al