Gjykata e Rrethit Gjyqësore Berat ka lënë në burg 31-vjeçarin Petrit Pire, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një minoren 13 vjeçar, i identifikuar me iniciatet G.Ç.

Siç raporton gazetari i Ora News nga Berati, 31-vjecari nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit thjesht kemi pirë një kafe si shok.

Ata ishin njohur me njëri-tjetrin përmes lojëra në internet, më saktë “Free Fire”.

Për një kohë të gjatë ata kishin pasur kontakte edhe në rrjetet sociale nga ku 31-vjeçari e kishte ftuar të miturin për tu njohur në një kafe, në cilësinë e shokut.

Sipas policisë, kur janë takuar, 31-vjeçari Pire e ka provokuar duke e prekur me dorë në vendet imtime.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur disa ditë më parë, por i mituri nuk e ka denoncuar direkt.

Vetëm kur është bindur nga familja që e kishte parë të shqetësuar, 13-vjeçari ka pranuar të tregojë ngacmimin.

Gjatë muajve të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditësë të ngacmimit dhe abuzumit seksual me të mitur.

Ora News

GEAM Sh.p.k