Policia e Lushnjes ka ndaluar një 48 vjeçar me iniciale S.H, banues në pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një ndeshjeje futbolli, ka goditur me grusht arbitrin.

Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasin B. B., 22 vjeç, banues në fshatin Romës, Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.

Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. P., 64 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 43-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel