Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të nisë takimet me liderët e partive, me të cilat synohet t’i jepet zgjidhje ngërçit politik.
Në ditën kur deputetët do të mblidhen për vazhdimin e 16-të me radhë të seancës konstituive, Osmani do t’i presë liderët në Presidencë.
Të gjithë përfaqësuesit e partive politike që janë ftuar nga presidentja kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen ftesës. Takimet janë paralajmëruar se do të nisin në orën 13:00.