Një 42 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të vitit 2023. Salla operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj në fshatin Tomin, kishte vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç,  ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Dibër/informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.

Shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve paraprake dyshohet se shtetasi M.Gj., 42 vjeç,  ka vrarë veten me armë zjarri tip postoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  ngjarjes.