Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën e 11 nëntorit në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.
Të plagosur rëndë kanë mbetur dy vajza të mitura dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.
I dyshuari F.I është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë, i cili ka kryer më herët veprën penale të vrasjes.
Fillimisht është arrestuar E.S. që i ka përngjarë profilit të të dyshuarit kryesor, por më vonë është liruar, ndërkohë që sot është vetdorëzuar F.I. i vitit të lindjes 1962.
Top Channel