Shitje dhe prodhim i narkotikëve, është akuza që iu është shtruar 5 të rinjvë të cilët u shpallën në kërkim në lidhje më ngjarjen në Astir.
Sipas gazetares Bleona Sari, kjo akuzë vjen pas dëshmisë së dhënë nga dy shoqet e Sajma Qordjas të cilat kanë deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kaluar një nate me 5 djemtë si dhe të përdornin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
“Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” janë veprat penale të cilat rëndojnë mbi Joni Sadikaj dhe 4 shokët e tij, të cilët sipas policisë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanë mbajtur të mbyllur shtetasen 21- vjeçaren në apartamentin e marrë me qira ditore, ndërkohë tani u është shtuar edhe ajo e shitjes së lëndëve narkotike.
Ngjarja u shënua në 9 janar kur Sajma Qordja nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkolike telefonoi në polici, rreth orës 14:00 se ishte dhunuar nga disa persona, telefonat që alarmoi policinë e cila blindoi për mbi 1 orë zonën e Astirit në Tiranë, Policët e renas hynë me litar nga tarraca në dritaren e katit të 8-të dhe nxorën vajzën nga apartamenti I marrë me qira ditore nga Joni Sadikaj.
Ky I fundit rezulton me precedent penal pëqr trafiik të lëndëve narkotike por edhe armëmbajtje pa leje.
Sadikaj më shokët e tij Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia kanë qenë nën shoqërinë e 3 vajzave, Qordjas dhe dy shoqeve të saja, të cilat kanë dëshmuar në polici dhe deklarur se nuk ishin dhunuar nga asnjë prej djemve me të cilët qëndruan në apartament.
Policia vijon kërkimet për ti marrë në pyetje 5 djemtë, por edhe për tu përballuar me akuzat që rëndojnë mbi ta./abcnews.al