Policia greke arrestoi një grup migrantësh me akuzën e rrëmbimit të pesë shtetasve të huaj, shtetas indianë.
Thuhet se grupi i mbajti ata për një ditë në një zonë pyjore në qytetin Policastro, në veri të vendit, raporton kathimerini.
Të pestët mbërritën në Greqi në mënyrë të paligjshme, nga ku po kërkonin një mënyrë për të vazhduar udhëtimin e tyre, me shumë mundësi në Evropën veriore.
Policia i gjeti gjatë ditës së djeshme dhe i shpëtoi gjersa arrestoi autorët e dyshuar të rrëmbimit, të rinj, emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani, mes tyre dhe një 16-vjeçar.
Policia greke tha gjithashtu se rrëmbyesit i urdhëruan viktimat të kontaktonin të afërmit e tyre dhe t’u thoshin që t’ua transferonin paratë, si kusht për lirimin e tyre.