Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gramshit, ku një grua është mbytur në liqenin e Banjës.
Nga informacionet e para, bëhet e ditur se viktima quhet Lumturi Zogu, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Trupi i të ndjerës, 53-vjeçare, është gjendur i pajetë pranë fshatit Gjergjovn. Zjarrfikësit e Gramshit kanë bërë të mundur identifikimin dhe nxjerrjen e kufomës në breg.
Dyshohet se viktima ndodhej prej një kohe të gjatë në gjendje të rënduar mendore, pas operacionit që kishte bërë në zemër.
Viktima jetonte vetëm me burrin, i cili po ashtu është i sëmurë.
Ndërkohë, policia ka mbërrutur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.