Erion Murataj PSD

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur e plagosur me thikë në bark.Ajo është identifikuar si Miranda Budini, e cila është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të para, Budini ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë të qarta shkaqet e incidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka filluar kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.