Policia e Tiranës ka raportuar ditën e sotme një ngjarje të rëndë të ndodhur në kryeqytet ditën e djeshme. Në komunikatë bëhet me dije se një grua e moshës 54-vjeçare me inicialet N.H., ka ndërruar jetë në tarracën e banesës së saj pasi është rrëzuar Dhe e ka zënë poshtë depozita.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e shtetases në fjalë në Kodër-Mëzes, Kashar, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë
Më datë 10.08.2021, në Kodër-Mëzes, Kashar, në katin e dytë të banesës aksidentalisht është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë depozita e ujit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja N. H., 54 vjeçe.
