Ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta. Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qëndër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.
Kosova
Dita nis në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta por të ftohta verilindore. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gjatë mbrëmjes vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës duke rrezikuar reshje të pakta dëbore.