Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një tjetër reagim për çmimet e karburanteve. Në në postim në Facebook, Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

Sipas kryeministrit çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës. Po ashtu ai thekson edhe njëherë se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.