Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministraj e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh. Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp të organizuar në Edinburg.
Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, duke lënë kohën e nevojshme që të zgjidhet pasardhësi.
Ish-deputeti i SNP-së, Stephen Gethins tha se ishte “i befasuar.dhe i zhgënjyer” nga lajmi.