Umar Nieto, amerikani që ka ardhur të jetojë në Shqipëri, ka rrëfyer në Real People Euronews Albania, historinë e jetës së tij.
Ai ka rrëfyer dhunën që ka përjetuar i vogël nga njerku, si dhe racizmin në shollat e Hauait për shkak se ishte i bardhë.
Nieto tregoi dhe tatuazhet në rupin e tij, ku në bërrylin e majtë mbante të pikturuar gjyshin e tij Huan Hose Nieto, i cili ka qenë president i Kolumbisë.
Umari tha se nuk e ka njohur kurrë stërgjyshin e tij dhe nuk mund të thotë nëse ushte një njeri i mirë ose jo.
“Ky është stërgjyshi im, ka qenë president i Kolumbisë dikur. Kemi të njëjtin mbiemër, quhet Huan Hose Nieto. Ishte president i Kolumbisë dhe ka qenë mason kur ka qenë e ri, ndaj nuk e di si mund të ketë qenë si njeri. Ka pasur dhe kriminelët dhe ushtrinë dhe gjëra të tilla”, tha ai.