Akti i fundit i certifikimit të 11 majit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi këtë të mërkurë rezultatin e zgjedhjeve për qarqet e Kukësit, Lezhës, Korcës dhe Gjirokastrës.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet për 24 deputetët e dalë në 11 maj nga këto qarqe, duke mbyllur kështu edhe sagën e ankimimeve.Vendimi i Komisionit Qëndror të ZGjedhjeve vjen pasi Kolegji Zgjedhore rrezoi padinë e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të votimeve, duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe në prova pasi asnjë nga pretendimet e tyre nuk fakton se ka patur parregullsi gjatë procesit të votimit.
Ndërkohë, pritet edhe shpërndarja e mandateve për qarqet e Beratit, Dibres dhe Shkodres, pas cerfitikimit nga trupa gjykuese. Ndersa vendimi per Vlorën do të jepet të enjten./abcnews.al