Berisha: Demokratë të Kamzës dhe Paskuqanit, qytetarë të 2 bashkive të mëdha të vendit, përulem sot për mbështetjen e jashtzakonshme që I keni dhënë këto dekada PD dhe demokracisë shqiptare.

Pamjet e sotme me ato të 30 viteve më parë, janë 2 botë, një botë e ngritur me sakrificat e prindërve tuaj. Vij sot me kënaqësi të vecantë sepse sërish mbarë demokratët e Paskuqanit dhe Kamzës janë në një mision të ri. Foltorja është në uraganin e madh të shpresave të shqiptarëve.

Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauzë e cila është themelore për lirinë.

Pa pluralizëm të vërtëtë politik nuk ka liri.

Rikthimi I partisë Demokratike në vlerat e Partisë Konservatore.

Pyeteni veten pse 30% e motrave dhe vëllezërve nuk dalin në votime, janë braktisur vlerat në të cilat besojnë dhe na presin ne ti rikthejme.

Mafia më e rrezikshme e planetit e kryesuar nga Soros u vërsul mbi të djathtën shqiptare, ai nuk është një amerikan, është armik, ai me bilionat e tij punon ditë e natë për të shkatërruar vlerat e konservatorizmit.

PD do rikthehet më e fuqishmë se kurrë në 30 vite. Vlerat që ne besojmë janë më të rrezikuara se kurrë, ne besojmë në familje dhe Edvin Kristaq Rama po kërkon ta shkatërrojë dhe ka cuar në parlament ligjin e adoptimit por ti besosh fëmijën atij që është krejt I vetem në kushtet kur je narkoshtet ato do të bëhen objekt trafikimi.
Save the Children ka raportuar se fëmijet tanë janë 100 herë më të rrezikuar se ata në Kosovë, most ë flas për vendet e tjera.

Ky do të miratojë ligjin de fakto të trafikimit të fëmijëve.