Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur takimin me demokratët në qytetin e Elbasanit.
Berisha e nisi fjalën duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama i cili sipas tij i ka kthyer shqiptarët në “dele të zezë” të Europës. Gjithashtu Berisha tregon “dramën” që kishte parë sapo doli nga hoteli në Gjirokastër. Ai thotë se të gjithë dyqanet ishin të mbyllura dhe shikonte njerëz pa shpresë.
Fjala e Sali Berishës gjatë takimit me demokratët në qytetin e Elbasanit:
“Jemi sot në këmbë më të vendosur se kurrë. Sot është një thirrje për çdo shqiptar që të ngrihemi të bashkohemi të hapemi në mënyrë që ti japim përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja e këtij regjimi në Shqipëri. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në “delen e zezë” të Ballkanit the Europës. Nga një tokë e bekuar e ka kthyer në një vend pa shpresë nga i cili të rinjtë vetëm ikin dhe vetëm ikin.
Kur isha në Gjirokastër para dy ditësh i zoti i hotelit kishte bërë diçka të bukur për të përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze. Po sa dilje nga hoteli shikoje dramën me vargun e dyqaneve të mbyllur, shkretëtirë plotësisht. Por çfarë ka bërë Edi Rama? Shtro kalldrëm dhe vidh para asgjë tjetër asnjë projekt në Gjirokastër”, u shpreh Berisha.