Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj. Siç duket teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit të njoftuar nga Sali Berisha, i cili tentoi të marrë godinën me mbështetësit e tij.

Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.

PD ka filluar të diskutojë për ribashkimin mes deputetëve që mbështetën Bashën dhe atyre që mbështetën Berishën duke krijuar edhe një grup negociator që i “shkon fjala” në të dyja grupet.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha hoqi dorë nga drejtimi i partisë duke vënë në krye përkohësisht Enkelejd Alibeajn. /abcnews.al