Nis Kongresi i PS, fermerët ulen në shesh në balla kashte, diskutime me deputetë e ministra
09/04/2022, 09:49 0
Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, ku pritet të ketë ndryshime të rëndësishme në strukturat e Partisë, organizimin dhe në atë që mund të quhet “kushtetuta” e Partisë Socialiste. Një draft-Statut i ri është përgatitur dhe do të votohet sot.
Kongresi ka nisur në sheshe, ku Taulant Balla është mbledhur me fermerët, ku do të diskutojnë në lidhje me problematikat që kanë ata dhe Bujqësia.
Në një panel tjetër është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ku po flet për energjinë, ka edhe një panel tjetër me të rinjtë ku po diskutohet për teknologjinë.
Në panelin ku janë të mbledhur fermerët, në mënyrë simbolike shihet sesi ata janë ulur në shesh në balla kashte, ndërsa Balla në fjalën e tij tha se arritjet që nga 2013 janë të mëdha, por që nuk janë ende aty ku duan të arrijnë.
“Mos kini asnjë frenim se për cfarë do flisnin. Diskutimi do të jetë shumë i hapur. Debatet që zhvilloni në sera dhe vende të tjera, ti shprehim këtu.
Të gjithë duhet të bëjmë një llogari se ku e nisëm marrëdhënien e qeverisë me bujqësisë dhe ku jemi sot. Nuk ka krahasim me atë që e nisëm në 2013.
Ndërsa kemi filluar këtë panel të bujqësisë, matanë është i energjisë dhe më pas paneli i të rinjve ku do të diskutohet për teknologjinë” tha Balla.