Zona e Malësisë së Madhe është e njohur për prodhimin e bimëve aromatike-mjekësore.

Këtë sezon prodhimi sherëbelës është i mirë pasi kushtet e motit kanë qenë të favorshme, por problem mbetet tregu i shitjes.

Fermeri Lulzim Delishaj thotë se çmimi me të cilën grumbulluesit e marrin është i ulët.

“Si prodhim nuk kemi ankesa sepse i kemi bërë shërbime, por na shqetëson çmimi. Është shumë qesharak”.

Fermeri thotë se ka një sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuar me sherebelë.

Lulzimi shpreson që kjo situatë të zgjidhet pasi prodhimi po i mbetet stok në magazina. “Ka edhe mbi një vit që e mbajnë stok të pa shitur, për shkak të çmimit të ulët”.

Malësia e Madhe zë vendin e parë në vend për sasinë e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve mjekësore, ku sherebelë kultivohet rreth 4000 hektarë.