Nisin punimet për legjislaturën e 11-të të Kuvendit.
Nga 83 socialistë, 53 prej tyre ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Shumica të pasprovuar në terrene zgjedhore por jo pa eksperiencë në fushat ku kanë shërbyer, pasi kanë mbajtur poste të rëndesishme, nga ministra, zvministra, kryebashkiakë, administratën publike apo edhe karriere të gjatë në profesione të ndryshme. Seanca drejtohet nga deputeti i qarkut Sarande, Vasil Llajo.
Në bazë të nenit 1, pika 2 tre deputetët me te rinj të Kuvendit caktohen të kryejnë detyrën e Sekretarisë së Përgjithshme për verifikimin e mandateve të deputetëve. Nga lista e KQZ, 3 deputetët më të rinj rezultojnë Marjana Koçeku, Klodiana Çapja, Zegjine Çaushi. / abcnews.al /