Ka nisur në këto momente mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Mësohet në mbledhje janë 203 pjesëmarrës. Në selinë blu kanë mbërritur figura të njohura të PD, mes tyre Rudina Hajdari dhe Jozefina Topalli.
Pak para mbledhjes, mësohet se Topalli është shprehur: “Jam në shtëpinë time”. Në këtë mbledhje do të votohet për kandidatët për kryetarin e ri të Këshillit të PD.
Deri më tani kandidatët që garojnë në këtë post janë: Edi Paloka dhe Eleina Qiraci.