Shqipëria bëhet gati për të nisur misionin e saj më të ri, Kampionati Botëror 2026.

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 26 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.

Një listë me emra që jemi mësuar t’i shohim shpesh, por edhe me prurje të reja, teksa një rol e kanë luajtur dhe dëmtimet.

Elseid Hysaj, Keidi Bare, Indrit Tuci dhe Mario Mitaj janë disa nga emrat që nuk kanë arritur që t’ia dalin të jenë pjesë e listës për shkak të dëmtimeve, ndërsa një surprizë është dhe mungesa e Anis Mehmetit.

Përveç emrave të Berat Gjimshitit, Jasir Asanit, Kristjan Asllanit etj, shihet dhe rikthimet në Kombëtare të Armandfo Brojës dhe Naser Alijit.

Emri i ri është edhe ai i shumëpërfoluri, Etnik Brruti, 21-vjeçari i cili do të veshë për herë të parë fanellën kuqezi dhe Juljan Shehu.

Shqipëria do të luajë të premten e 21 marsit përballë Anglisë në Wembley dhe tre ditë më vonë do të presë në Arenën Kombëtare skuadrën e Andorrës, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.