Ka hyrë në fuqi vendimi për ngritjen e bordit për monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës dhe përcaktimin e marzheve të fitimit të bizneseve të këtij sektori.
Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare çmimet do të monitorohen çdo javë. Fillimisht bordi i ngritur që do të ketë edhe përfaqësues nga biznesi do të përcaktoj listën e ushqimeve që do të jenë pjesë e monitorimit dhe mbi bazë të listës do të caktojë çmimet duke u bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Doganave dhe në nivelin e fitimit të bizneseve.
Të gjitha subjektet që importojnë dhe prodhojnë produkte ushqimore sipas vendimit janë të detyruar të marrin masa për të ofruar furnizim të pandërprerë. Në vendim përcaktohet po ashtu që të gjitha këto biznese duhet të garantojnë rezerva ushqimore për 3 muaj.

Në rastet kur subjektet nuk zbatojnë vendimet e bordit të transparencës do të ndëshkohen. Konkretisht bizneset e shumicës do gjobiten me 10 milionë lekë, bizneset e pakicës me 2 milionë lekë nëse shkelja përsëritet pezullohet aktiviteti dhe sekuestrohen produktet në gjendje inventari