Sot ka nisur pelegrinazhi i 13 të martave ne Kishën e Shën Ndout ne Lac. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar këtë të martë vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekur për të gjetur ngrohtësi shpirtërore. Besimtarët e ndryshëm vizitojnë Kishën e Shën Ndout nga i gjithë vendi, duke u lutur për shendet, mirëqënie, harmoni dhe begati.
Për të lehtesuar udhëtimin e pelegrinëve nga veriu i vendit është vënë nje tren ekspres nga qyteti i Shkodres deri në Laç, të cilët besimtarët jane shprehur se ishte ndihmë për ta dhe cmime te favorshme.
Pelegrinët cdo te marte ne 13 te tilla do te drejtohen Kishes deri me 13 qershor diten ku dhe kulmon perfundimi i ketij pelegrinazhi yte pervitshem.
“Krejt e mrekullueshme, siç mendoi zoti për këtë ditë me rreze dielli, jemi shumë besimtarë që zoti jetën na ka falë, me gjithë shpirt kjo nënë u thotë që qofshin të gjithë të lumtur”– u shpreh një besimtare.
“Sot është dita e parë, vazhdon 13 të marta për qejf, ndihem më mirë më gjithë familjen na ka ndihmu. Ju ndihmohtë edhe ju”– u shpreh një tjetër.
“Sot fillojnë 13 të martat, më të mirat për këtë popull, gjithë fukarallik, nijeti te zoti është i madh dhe besojmë, edhe te shteti besojmë të ndryshojë” tha një tjertër besimtar.
Ka nisur këtë të martë pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout. Pelegrinj të shumtë i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.
Pelegrinet janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishes së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.
Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit Drejtoria vendore e Policisë në Lezhë në bashkëpunim me pushtetit lokal kanë hartuar një plan masash. Çdo të martë do të ketë prezence të shtuar policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në diten e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti dhe numri i pelegrinjëve shkon mbi 1 milion.
Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.