Ka nisur procesi i votimit në shumicën e qendrave në 6 Bashkitë e vendit, që do të zgjedhin sot kryetarët e tyre, që do të qeverisin deri në vitin 2023.
Procesi ka nisur i qetë, ndërsa disa problematika janë shënuar në Vorë, ku ka pasur mungesë komisionerësh, dhe në disa zona të thella të Shkodrës, ku ka pasur bllokime të rrugëve si pasojë e motit të keq.
Burime nga KQZ bëjnë me dije se kanë qenë komisionerët e PD ata që nuk janë paraqitur në qendrën e votimit.
Sot votohet në Vorë, Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnje dhe Rrogozhinë, ndërkohë që qytetarët do të duhet të zgjedhin mes tre alternativave, kandidatët e PS, PD dhe Shtëpisë së Lirisë.
Në total në zgjedhjet e sotme të pjesshme janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote në 940 Qendra Votimi
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 654,538 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.
KANDIDATËT PËR KRYETAR BASHKIE TË ZGJEDHJEVE TË SOTME:
Kandidatët e PS:
Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni
Bashkia Durrës, Ermirjana Sako
Bashkia Dibër, Rahim Spahiu
Bashkia Vorë, Blerim Sheraj
Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla
Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa
Kandidatët e PD:
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Bashkia Durrës, Luan Hoti
Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa
Bashkia Dibër, Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë, Ymer Marku
Kandidatët e ‘Shtëpia e Lirisë’:
Bashkia Durrës, Ardian Muka
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Bashkia Lushnjë, Elton Bano
(E.K/Faxweb.al)