Ka nisur në GJKKO procesi gjyqësor për çështjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, ish prokurori Xhevahir Lita si dhe ish shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Në nisje të seancës Behar Bajri i kërkoi gjykatës që procesi të vijojë me dyer të mbyllura dhe të mos marrin pjesë gazetarët pasi është ndjerë i paragjykuar, por kërkesa u rrëzua.
Në të njëjtën kohë, seanca u shty në datë 30 Janar për shkak se mungonin dy avokatë të personave të pandehur./abcnews.al