Ka nisur protesta e pestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve, të naftës dhe të produkteve bazë të shportës. Pedagogu Ervin Goci deklaroi se kryeministri Edi Rama po përdor luftën në Ukrainë për propagandë.

Ndonëse dje Bordi i Administrimit të Karburanteve vendosi që nafta do të jetë 217 lekë/litër.

Ditën e djeshme pati një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në protestë të cilët kërkuan masa për rritjen e çmimeve, disa dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë katër ditëve protestë ka pasur disa protestues të shoqëruar dhe arrestuar. Pas protestës së djeshme para Kryeministrisë, protestuesit iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e protestuesve të arrestuar.