Ka nisur pranë korpusit universitar protesta kombëtare e pedagogëve. Ashtui sic ishte paralajmëruar, ata kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre edhe pse nga dita e djeshme i janë rikthyer mësimit.

Ata thanë së cështja e arsimit i takon shoqërisë dhe se duhet të kthehet në një pasuri kombëtare. Ndërkaq janë shprehur se është momenti për të reflektuar. Ata kanë siguruar se do të vijojnë me protestat e tyre deri sa të plotësohen kërkesat e tyre .

“Po nisim përsëri aksionin tonë qoftë pedagogjik, qoftë qytetar. Ne vazhdojmë të jemi për kërkesat tona, por jemi në një konfuzion më të madh sa i përket platformës së re të arsimit dhe një rishikim tërësor, por edhe për një projekt më të madh madhor për arsimin”, tha një prej pedagogëve.

Kjo është protesta e 4 kombëtare që mbahet nga pedagogët, të cilët po ashtu bojkotuan prej 3 javësh procesin mësimor, për t’iu rikthyer auditoreve ditën e djeshme.