TIRANE– Me reformimin dhe Hartën e Re gjyqësore që hyri sot në fuqi bashkë me Gjykatën e Apelit në Tiranë, nis punën edhe Prokuroria e Apelit pranë Gjykatës së Apelit. Kjo prokurori përbëhet nga 13 prokurorë, 10 prej tyre janë me emërim ndërsa 3 me caktim të përkohshëm. Totali i prokurorëve që përcakton struktura është 26, ndërsa gara do të hapet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit është Gent Zholi që më herët ka drejtuar edhe ish-Prokurorinë e Apelit. Zholi ka një mandat të vlefshëm për 3 vite dhe do të jetë në krye. Në ceremoninë e nisjes së punës morën pjesë edhe Kryeprokurori Olsian çela si dhe drejtuesë të KLP e KLGJ
Sot ka hyrë në fuqi Harta e Re Gjyqësore. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë. KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet. Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi. Ndërkohë, 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj. Numërohen 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi./Dosja.al