Nishani:

Sot është një ditë e rëndësishme së pari për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë shquiptarët. PD është e vetmja shpresë për të bërë të mundur daljen e shqiptarëve nga kjo errësirë, që me gjasa do të vi të thellohet dhe në katër vitet e ardhshme, nga një regjim që ka prishur çdo standard.

Në këtë kontekst PD duhet të shihet si shpresa e shqiptarëve, por edhe për vetë demokratët, për të demostruar që është mekanizmi i vetëm politik, që të përballojë regjimin e bandave, regjimin e masakrës elektorale, por të sjellë dhe një model krejt ndryshe me marrjen e pushtetit nga ana e saj.

Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do tiu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur.

Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji. Fallso. Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme, kandidatët e tjerë veç Bashës nuk kanë pasur mundësi infrastrukturore, drejtuesit e degëve lokale kanë refuzuar që të organizojnë takimet për kandidatët e tjerë.

Rezultati i zgjedhjeve ka qenë i paravendosur, PD nga nesër ka një sfidë më të madhe, sfidën për ekzistencë, nëse PD nuk do të kthehet në partinë e 1 milionë shqiptarëve regjimi i Ramës do të vijojë.