I nisur nga Qendra Hapësinore ”Kennedy” në Kejp Kanaveral, sateliti për astronominë ”Ixpe”, synon të studiojë fenomenet ekstreme të universit në misionin e përbashkët të NASA-s dhe Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI).

Nisja u krye me një raketë ”SpaceX Falcon 9”.

I shpallur në janar 2017, misioni ”Ixpe” (Imaging X-ray Polarimetry Explorer) u zhvillua si pjesë e programit Small Explorer (Smex) të NASA-s dhe ka një kosto totale prej 180 milionë dollarësh.

Instrumentet në bordin e misionit ”Ixpe” janë krijuar për të vëzhguar fenomene të dhunshme dhe ende misterioze në univers si shpërthimet e supernovës ose vrimat e zeza supermasive me një efikasitet njëqind herë më të madh se ai i teleskopëve me rreze X të 50 viteve më parë.

Tre teleskopët në bordin e observatorit ”Ixpe”, të gjithë të projektuar dhe ndërtuar në Itali, do të lejojnë të kuptojmë se si rrezet X të emetuara nga objekte kozmike shumë të largëta dhe ende pothuajse të panjohura janë të polarizuara, domethënë se si vibrojnë në një drejtim të caktuar.

Sipas shkencëtarëve kjo do të ndihmojë për të kuptuar më mirë mjediset ekstreme në të cilat ato krijohen.