Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulja të Italisë, ku ka nënshkruar nismën e përbashkët për universitetet. Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puljas, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku do të merret përvoja e universiteteve të tyre.

“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne.

Duhet të themi që kemi një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe asasjelltas. Kjo gjë do të thotë se në njëfarë mënyrë duhet ta marrim për shembull sepse do të thotë se këta sipërmarrës janë më të shpejtë. Dua t’ju falënderoj, me siguri kjo është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne. Na duhet të nxjerrim prej saj avantazhin më të madh të mundshëm. Duke e filluar me universitetet do të kemi shtysa të mira.

Sa i takon shëndetësisë jem i në një rrugë që ka filluar dhe që mbart në vetvete mundëis të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane. Po të shikosh hartat e zjarreve kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar. Por njëherësh kjo pjesë përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme,” deklaroi Rama.

Kryeministri dha më tej pas konferencës më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe dispobiniliteti e rektorëve të këtij rajoni. Ne folën sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte. Po punojmë edhe për temën e zjarreve. Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Meqenëse shumë shpejt nga ana tjetër e dertit do të kemi një aeroport siç është ai i Vlorës. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është ndjenja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al