Një ngjarje tronditëse është raportuar në Paraguaj. Një 3-vjeçare është përdhunuar e më pas është vrarë. Ngjarja ka ndodhur në Pedro Juan Caballero. Gjithçka nisi kur e ëma e vogëlushes, Aurelia Salinas vendosi ta shesë atë tek një trafikant droge, në këmbim të një sasie kokaine me vlerë 10 paund.

Trupi i 3-vjeçarës është zbuluar nga vendasit në Pedro Juan Caballero, e mbështjellë me një këmishë mbi një shtrat në një shtëpi të braktisur, shkruajnë mediat e huaja.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara më poshtë, vogëlushja e identifikuar me emrin Luz, merret nga shtëpia e saj nga trafikanti i drogës, ndërsa duket se ndërsa ecin në një rrugë të prishur, ai e godet me pëllëmbë për të mos ta lejuar të kundërshtojë.

Nëna e 3-vjeçares dhe i dashuri i saj u arrestuan, së bashku me një 17-vjeçare, e cila dyshohet se është gjithashtu e lidhur me krimin. Më shumë se 300 vendas morën pjesë në funeralin e Luz-it dhe disa fqinjët më vonë dogjën shtëpinë ku ishte gjetur trupi i saj.