Një 39 vjeçar ka vrarë partneren e tij në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias së Kretës.

Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë partneren rumune. Pas aktit të rëndë, ai e ka njoftuar vetë policinë.

Sipas mediave, 39 vjeçari njihet si një person problematik për drogë. /abcnews.al