Në datën 23 korrik Sarah Frank gjendej në shtëpinë e saj dhe vendosi të krijonte një video për ta publikuar në TikTok. “Mirëseerdhët në listën e aktiviteteve që unë ju rekomandoj të provoni.” tha ajo duke i drejtuar shikuesit në website-n Prolific.co . “Ju mund të plotësoni disa sondazhe për të përfituar sasi të ndryshme parash gjatë një kohe të caktuar.”@sarahndom
i’m excited for this series!!
Kjo video mori 4.1 milionë views dhe me mijëra përdorues të rinj u regjistruan në platformën Prolific. Kjo platformë shërben si një mjet që shkencëtarët e përdorin për të kryer studime mbi sjelljen, mirëpo pas kësaj videoje filluan të regjistroheshin shumë përgjigjje të femrave që kishin moshën e Sarah, dhe zhvendosja demografike ishte një problem madhor. Nuk ekzistonte një mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.
Edhe pse jo shumë i njohur, Prolific është një pjesë e grupi të vogël të mjeteve online që transformuan mënyrën se si korporatat dhe shkencëtarët zhvillonin studimet e tyre. “Kjo ishte një zgjidhje mjaft e mirë, pasi për të kryer studime më parë ishte nevoja që të sillje studentët e gjimnazit në laborator dhe të shikoje reagimet e tyre pas pyetësorit.” tha Nicholas Hall, drejtor në Behavioral Lab.
Mirëpo kjo rritje e përdoruesve të Prolific e ka bërë më të vështirë për të gjetur sondazhe në platformë. “Tashmë Prolific është shndërruar në një tjetër website të mërzitshëm ku duhet të shpenzosh orë për të fituar shumë pak para” tha një përdorues në Reddit, i cili tha se më parë fitonte rreth $30 në javë.