Një tjetër çantë e dyshimtë pranë një biznesi në Fier ka alarmuar policinë e cila ka rrethuar zonën mesditën e sotme.
Blutë të lajmëruar nga banorë të zonës, kanë mbërritur në vendin ku ndodhet çanta dhe kanë rrethuar zonën.
Policia e Fierit në një informacion paraprak tha se ka pasur një telefonatë që ka lajmëruar sallën operative se në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
“Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu.
Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit”, sqaroi policia.
Kujtojmë që pak ditë më parë një tjetër çantë e harruar në rrugë në Fier alarmoi uniformat blu, por më pas alarmi rezultoi fals.