Në një reagim në Facebook, Shpëtim Zinxhiria shkruan se Aleks Jase e ka kërcënuar te ashensori brenda ambasadës, teksa ishte i shoqeruar nga një punonjëse.

Shpëtim Zinxhiria i bën thirrje Ambasadës të shohë kërcënimin duke hapur videot nga kamerat e sigurisë, ndërkohë ai shton se do të bëjë kallzim penal kundër diplomatit.

Reagimi i Shpëtim Zinxhirisë:

Ky është injoranti diplomat Aleks Jase që më kërcënoi me jetë brenda ne ambientet e ambasades…!

U tha se ishte shkarkuar nga MPJSH për paaftësi këtu e një vit por ishte një genjeshtër…

Nejse…

Sot pata një kërcënim nga ky injorant që nuk i ngjan aspak një diplomati kariere por një injoranti ose më mire sjellje prej rrugaçi.

Ngjarrja e turpit ka ndodhur sot rreth ores 13.45 në ambientin e ambasadës sonë në Athinë.

Tek po bëhesha gati te merrja ashensorin shoqeruar nga nje punonjese për të shkuar në një takim i thirur nga një konsull për një problem lidhur me burgjet ne Greqi u ndesha përball me këtë njeri. Në fillim u largua por me pas u afrua duke me kercënuar.

Kercenimet vazhduan aq sa detyruan punonjesen e ambasadës që të largonte diplomat Aleksin nga dera e ashensorit.

Por më e mira është që ambasada shqiptare nëse ka vullnet të shohë këtë kercënim ka videon nga kamera e sigurisë brenda ambienteve si dhe deshmimtar punonjesen e sherbimi.

I premtoj këtij diplomati se do ti bej kallxim penal.