Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturantë para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore.

“Nesër nis Matura Shtetërore 2025, me provimin e Gjuhës së Huaj. Disa rregulla për t’u patur parasysh nga çdo maturant. Suksese të gjithëve!”, shkruan Ministrja Manastirliu.

Rregullat Matura Shtetërore 2025:

Ora 8:30 – Paraqituni në ambientet e shkollës

-Provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30.

Çfarë duhet të keni me vete:

-Mjet identifikimi (kartë ID ose pasaportë).

-2 stilolapsa, vizore e vogël, makinë llogaritëse e thjeshtë.

Veshje e rregullt:

-Uniforma e shkollës.

-Në mungesë të uniformës, bluzë + xhinse

Ndalohen rreptësisht:

 -Telefonat

– Ora smart

Rregulla gjatë provimit:

-Përdorni stilolaps me një ngjyrë dhe kurrë më shumë se një ngjyrë në plotësimin e testit

-Firmosni kur merrni dhe dorëzoni testin.

-Kontrolloni testin për pasaktësi ose paqartësi në lexim.

-Nuk lejohet largimi para 12:30.

-Sjellje korrekte dhe vëmendje gjatë testit.