Një ditë përpara Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ambasadori i Gjermanisë, Zingraf flet për të drejtat e njeriut, dhe të drejtën për të protestuar. Zingraf thotë se është shumë e rëndësishme që shtetet të luftojnë kundër korrupsionit, me një opozitë të fortë dhe korrugjuese. Ambasadori shprehet se është e rëndësishme që të gjitha palët të përfshihen në diskutimet parlamentare, dhe ta mendojnë zgjidhjen e probleme në rrugë paqësore.

“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme.

Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre. Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit.

Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore“, shprehet Zingraf.