Një e dielë relaksuese në qendër të Viterbos për Edi Ramën. Kryeministri shqiptar është parë ditën e djeshme teksa po shëtiste nëpër lagjen San Pellegrino në Itali.
I veshur me një kostum të errët, i shoqëruar nga familjarët, ai u ndal në një restorant, shkruajnë mediat italiane.
Rama shihet i shoqëruar dhe nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.
Sot ai do të drejtojë një delegacion shqiptar në takimin që do të zhvillohet me drejtuesin e disa universiteteve në Itali.
I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zanatet, universitetet, kërkimin shkencor, start-ups dhe inovacionin.