Një festë ditëlindjeje në SHBA u shndërrua në një skenë masakrimi kur katër persona u vranë dhe të paktën 28 ​​të tjerë u plagosën të shtunën në mbrëmje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit Dadeville, rreth orës 22:34 të së shtunës, tha të dielën Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama.

Autoritetet në Alabama kanë njoftuar arrestimin e katërt në lidhje me rastin.

I dyshuari i katërt është identifikuar si Johnny Letron Brown, 20 vjeç, tha në një deklaratë të enjten Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama.

Agjencia njoftoi arrestimin e Wilson LaMar Hill Jr, 20 vjeç, dhe vëllezërve Ty Reik McCullough, 17, dhe Travis McCullough, 16, të mërkurën.

Ata janë akuzuar për katër akuza për vrasje nga pakujdesia.