“Another one bites the dust” shkruan ky grup, gjë që tregon se ato kanë arritur të gjejnë një mënyrë për të fituar akses të plotë mbi konsolën. Në fillim ato postuan nëj screenshot ku tregonin root keys të PS5, dhe më vonë përmes Twitter-it ato konfirmuan se kanë arritur të grumbullojnë të gjithë root keys.
“Ne i kemi siguruar të gjitha root keys të PS5. Të gjitha ato mund të gjenden nga software, duke përfshirë këtu dhe per-console root key, nëse ju kërkoni mjaftueshëm.” shkruan stack0verflow në Twitter.
Kjo gjë tregon se ky grup nuk ka arritur akoma të bëjë jailbreak PS5, por deri më tani ato janë në gjendje të aktivizojnë kode në konsola të cilat nuk ishin llogaritur që të aktivizoheshin nga përdoruesit. Tweet-e të tjera shprehin mendimin se Sony do ta ketë të vështirë të rregullojë këtë hack dhe se ndërrimi i root keys nuk do të jetë aq i thjeshtë për këtë platformë.
Kjo nuk është hera e parë që fail0verflow ka “punuar” me konsolat e Sony, pasi dhe në 2013 ato arritën që të fitonin akses të plotë në sistemin e PS3 pasi një grup tjetër publikoi root key të kësaj konsole.