Moti më i ftohtë që na vjen gjithashtu ndikon në ftohjet më të shpeshta, kurse një nga simptomat më të zakonshme që shfaqet është gërvishtja ose dhimbja e fytit

Për fat të mirë, ekziston një mënyrë e thjeshtë, e natyrshme për të hequr qafe këtë simptomë irrituese.

Gjithçka që ju nevojitet janë dy përbërës – uji dhe kripa, transmeton Telegrafi.

Shpëlarja e fytit me ujë të kripur është një ilaç që është përdorur nga gjyshet tona dhe është shumë i dobishëm për ftohjet, infeksionet e sinusit dhe probleme të tjera më të buta.

Ky ilaç i vjetër mund të përdoret edhe nga fëmijët mbi gjashtë vjeç, pra të gjithë ata që mund të bëjnë gargarë me ujë.

Është vërtetuar shkencërisht se kripa ndihmon në tërheqjen e ujit nga indet e gojës, duke krijuar një barrierë kripe që parandalon kthimin e shatogjenëve të dëmshëm.

Kjo do të thotë që shpëlarja e fytit me ujë të kripur në të vërtetë bllokon viruset dhe bakteret, zvogëlon rrezikun e infeksioneve të gojës dhe fytit dhe lehtëson inflamacionin në disa raste më të lehta.

Për të bërë ujë me kripë për shpëlarjen e fytit, duhet të përzieni një të katërtën ose më së shumti gjysmë luge çaji kripë me 230 mililitra ujë.