iPhone SE i gjeneratës së tretë pritet të ruajë të njejtat karakteristika mid-range, por do të ofrojë dhe suport për rrjetin 5G. “Për sa i përket zhvillimit të produktit, Apple po qëndron me planin për të prezantuar iPhone SE në 3 mujorin e parë të 2022, dhe 4 modele të një serie të re në gjysmën e dytë të 2022. Kompania pritet të prodhojë rreth 25-30 milionë njësi për të përballuar kërkesat e tregut.”
Analisti i Apple, Ming Chi Kuo më parë kishte njoftuar se iPhone SE i ri do të vijë me një dizajn të ngjashëm me paraardhësin, që bazohet në iPhone 8, me një ekran 4.7 inç dhe home Button me Touch ID. Upgrade-t kryesore të kësaj pajisjeje do të jenë proçesori i ri A15 dhe ofrimi i teknologjisë 5G.
Në internet kanë qarkulluar dhe disa raportime se Apple po punon për të sjellë një version më të madh të iPhone SE, por kjo pajisje pritet të prezantohet gjatë vitit 2023 ose më vonë.
iPhone i parë SE u prezantua në mars të 2016, ndërkohë që SE i gjeneratës së dytë u lançua në prill të 2020 dhe vazhdon të shitet duke filluar nga $399.