“Ka qenë një klik”: kështu ka folur Cristiano Ronaldo-n për takimin që ka patur me Georgina Rodriguez, që ka ndodhur në Madrid në 2016-ën.
Një dashuri me shikim të parë për të dy, që sot formojnë një nga çiftet më të bukur dhe solide të botës së futbollit.
Në dokumentatin e Netflix, Soy Georgina, që flet për jetën e modeles, CR7 ka pranuar se është tërhequr menjëherë nga Rodriguez.
“Më ka mbetur mendja kur e kam parë, ka qenë si një klik”, ka shpjeguar futbollisti i Manchester United.
Duket se e njëjta gjë ka ndodhur me Georgina-n, që ka thënë:
“Sapo e kam parë, jam ndalur dhe kam ndier diçka të çuditshme në stomak. Kam pyetur veten: “Ej, çfarë ka që nuk shkon?”.
Nga ai moment ka nisur një histori dashurie e zjarrtë.
Në 2017-ën, Georgina ka sjellë në jetë Alana Martina, por Rodriguez e konsideron veten nënë edhe për Cristiano Ronaldo Junior, lindur 12 vite më parë nga një grua identiteti i së cilës ka mbetur një mister, dhe binjakëve Eva dhe Mateo, të ardhur pesë vite më parë nga një mama surrugato.
Çifti është në prtije të dy fëmijëve të tjerë tani, që do të lindin në prnverën e vitit 2022.