Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar në selinë e Partisë Demokratike, Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të Këshillit. Për Berishën jemi në një moment kritik, ndoshta më kritiku në historinë e pluralizmit shqiptar.

Sipas tij kjo situatë është e krahasueshme me atë të viteve të para të diktaturës komuniste kur u eleminua opozita fizikisht. Berisha shton se Rama po përdor çdo mjet për të asgjësuar opozitën, pasi çdo pushtet është përqëndruar në duart e kryeministrit.

Sali Berisha: Mblidhemi në një nga momentet më kritike, ndoshta më kritike në historinë e pluralizimit politik në Shqipëri. Karl Marks idhulli i etërve mizorë të Edi Ramës por kriptoidhuli i Edi Ramës ka thënë 160 vjet më parë: Kuptimi i paqes është mungesa e opozitës.

Për kryefilozofin e terrorizmit paqja ishte diktatura dhe në këtë kontekst, i bazuar në këtë parim çnjerëzor pushkatoi në vitin 1946 opozitën parlamentare dhe pastaj me mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë që guxuan të kundërshtojnë politkën e tij shtypëse. Shqiptarët pa opozitë përjetuan një diktaturë të trefishtë si në asnjë vend tjetër.

Më mirë se ne askush nuk e di se çdo të thotë një komb pa opozitë. Një komb pa opozitë jeton në natën e tij më të zezë. Po kështu në ato vite, të paqes së Karl Marksit, interesi kombëtar u shkelmua në mënyrën më të padenjë. Të gjithë pushtet u përqëndruan në duart e një njeriu. Sot ku jemi? Cila është gjendja? Sot nuk kemi kampe përqëndrimi, nuk kemi skuadra pushaktimi, nuk kemi hiperkolektivizëm. Shqipria nuk është ajo e doktrinës së dikataturës komuniste. Sot Shqipëria është përsëri në një diktaturë të vërtetë pasi sot në Shqipëri një njeri i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet.