Kompania nga Londra ka arritur të zhvillojë një teknologji të veçantë të nevojshme për të krijuar një mburojë të padukshmërisë e cila mund t’ju ndihmojë të surprizoni miqtë tuaj.
Disa vite më parë shumë persona të ndryshëm dëshironin të krijonin një gjë të tillë, por shpejt humbi interesi në këtë drejtim dhe disa të tjerë nisën ta zhvillonin këtë teknologji për ushtrinë, duke lënë në pritje entuziastët civilë të teknologjisë.
Mirëpo Shield Co. nuk u dorëzua, dhe pse dështoi disa herë në realizimin e ideve të tyre. Pothuajse 2 vite më vonë, ato kanë krijuar një mekanizëm të besueshëm dhe efiçient të padukshmërisë që mund të vijë në shtëpinë tuaj para vitit të ri.
Si funksionon kjo teknologji?
Një grup lentesh të projektuara me saktësi të lartë devijojnë dritën nga subjekti (që ndodhet pas mburojës) larg personit që po e shikon këtë mburojë. Lentet janë të orientuara vertikalisht për të lejuar dritën nga subjekti që të shpërndahet kur kalon përtej mburojës. Drita nga sfondi i subjektit përthyhet drejt shikuesit i cili nuk mund të shikojë subjektin që fshihet pas lentes.
Kjo mburojë ka efekt maksimal në sfonde uniforme si përshembull në bar, rërë dhe qiell, por funksionon mirë dhe në mure, rreshta të ngjyrosur apo hekurudhë, siç tregon kompania në faqjen e produktit në Kickstarter.
Sa kushton kjo teknologji?
Kompania do t’i ofrojë mburojat në 2 madhësi, madhësi të plotë 90×60 cm ose 30×20 cm. Ato do të kushtojnë $394 dhe $65 respektivisht.